SHBA, garë kundër kohës për rikthimin e energjisë

Postuar në 04 Nëntor, 2012 04:06

 

 Pothuajse një milionë banorë në shtetin e Nju Jorkut vazhdojnë të jenë pa energji elektrike pas uraganit “Sandy”, ndërsa pakënaqësia për vonesa në rikthimin e jetës në normalitet është duke ngjallur gjithmonë e më shumë pakënaqësi. 

Më parë, presidenti Barack Obama ishte shprehur se rikthimi i shpejtë i energjisë ishte kritik për fushatën e tij presidenciale.

Ndërkohë, kryebashkiaku Micheal Bloomberg kritikoi stacionin energjitik të Long Island, duke thënë se nuk ishte vepruar mjaftueshem agresivisht për të rikthyer energjinë në zonat e lëna në errësirë.

Zyrtarët në shtetet e goditura nga uragani janë duke vlerësuar gjithashtu situatën, për mundësinë e hapjes së qendrave zgjedhore në votimet e ditës së martë.

Përsa i përket vlerësimit total të dëmit të “Sandy”-t, ndërsa rimëkëmbja pritet të kushtojë mbi 50 miliardë dollarë, bilanci total i viktimave është përcaktuar në 109 persona, me 40 prej të cilëve në shtetin e Nju Jorkut dhe 22 në Nju Xhersi.   top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.