Sequi: Drejtësia duhet të jetë e pavarur, një nga rrugët drejt BE-së

Postuar në 13 Maj, 2013 08:00

 

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë ceremonisë me rastin e përmbylljes së misionit EURALIUS ka thënë se Shqipëria duhet të ketë një sistem që qëndrueshëm të drejtësisë, si një nga rrugët për t’u bërë anëtare e BE-së.  

Ai gjithashtu ka vlerësuar arritjet e bëra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri por theksoi se është i rëndësishëm konsolidimi i shtetit të së drejtës dhe zbatimi i ligjeve.

“Ata që janë përgjegjës për shtetin e së drejtës duhet të garantojnë pavarësinë e eficencën e gjyqësorit . Drejtësia i jep kuptim demokracisë dhe kjo i shtron rrugën avancimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Askush të mos jetë mbi ligjin, të gjithë duhet ta respektojnë njëlloj atë. Pritshmëria jonë ndaj vendit për të garantuar pavarësinë dhe eficencën e gjyqësorit është realiste. Presim që ligje të rëndësishme të miratohen nga Shqipëria”, tha ambasadori.

Shefi i delegacionit të BE-së në Tiranë e ka vënë gjithashtu theksin edhe tek ndarja e pushteteve e cila sipas tij është mjaft e rëndësishme.

“Ndarja e drejtë e pushteteve, pavarësia e gjyqësorit varet nga përkushtimi i tre pushteteve. Ne kemi sjellë edhe pajisje audoviziale në gjykata për ta bërë procesin sa më shumë transparent. Është përgjegjësia juaj që të përmirësoni sistemin e drejtësisë, është përgjegjësia juaj që të jepni drejtësinë për qytetarët shqiptar”, tha ambasadori.

Presidenti Bujar Nishani në fjalën i ka bërë thirrje që të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për vijimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

“Së bashku duhet të punojmë për vijimësinë e këtyre projekteve të BE-së në Shqipëri. Shqipëria është dhe mbetet një pjesë natyrale e Europës ashtu si edhe tërë Ballkanit Perëndimor. Askush nuk mund ta lërë atë jashtë familjes europiane por ne shqiptarët kemi përgjegjësinë për ta bërë atë pjesë funksionale të BE-së”, tha Nishani.

Halimi: Ligji për Gjykatën e Lartë, jo pazar

Ndërsa ministri i drejtësisë Eduard Halimi vlerësoi misionin EURALIUS për kontributin që ka dhënë  për hartimin e ligjit të Gjykatës së Lartë, por akuzoi opozitën se po kërkon ta kthejë atë në një Pazar kushtesh.

“Ligji për Gjykatën e Lartë mban firmën e  EURALIUS 3, jo më kot BE kërkoi që ligji për Gjykatën e Lartë të ishte kusht për integrimin, ata që vendosin kushte për miratimin e tij bëjnë një gabim të madh dhe japin mesazhe të gabuara. Gjykata e Lartë nuk mund të jetë pazar kushtesh”, tha ministri Halimi.

Gjithashtu ministri Halimi vlerësoi edhe mbështetjen e EURALIUS për heqjen e imunitetit të gjyqtarëve dhe një sërë reformash të tjera në sistemin e drejtësisë.

Llalla: Kemi hetime të hapura ndaj prokurorëve

Kryeprokurori Adriatik Llalla tha gjatë fjalës së tij,  se ka hetime të hapura për prokurorë e gjyqtarë që jetojnë në luks. “Në minorancë ka një numër gjyqtarësh që jetojnë në luksin e tepruar të paargumentuar me të ardhurat që kanë, por ka shumicë . 

Por kanë shumicë që jetojnë në apartamente të thjeshta,” tha Llalla. I pyetur nga gazetarët kryeprokurori Adriatik Llalla, i pranishëm në këtë ceremoni tha se mbështet

deklaratën e Presidentit për gjyqtarët e prokurorët. "Është e vërtetë që ka gjyqtarë e prokurorë që jetojnë në luks. Hetime të hapura për prokurorë e gjyqtarë që jetojnë në luks.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.