Sarandë. Kapen 141 kg drogë, në pranga 3 persona

Postuar në 19 Janar, 2013 08:01

Tre persona janë vënë në pranga dhe 141 kg drogë është sekuestruar nga policia e Sarandës. Në një operacion në bashkëpunim me policinë greke,policia ka mundur të arrestojë shtetasit Lutfim Dalip Terpollari lindur në Skrapar dhe banues në Sarandë, Anarildo Diell Cengeli, lindur në Elbasan dhe banues në Sarandë dhe Zani Kujtim Cikollari lindur në Skrapar dhe banues në Korçë. Gjatë orëve të vona të natës së djeshme nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ishte marrë informacion se disa persona do të trafikonin lëndë narkotike nëpërmjet zonës së Ciflig-Katajeto në drejtim të territorit Grek.  Tre të arrestuarit sapo kanë pikasur punonjësit e policisë janë larguar në brendësi të kufirit grek, ndërsa është bërë e mundur sekuestrimi i automjetit me të cilin lëviznin këta shtetas një Mercedes-Benz me targa AA 879BG. Më pas policia greke ka  bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 141 kg kanabis sativa në brëndësi të territorit grek.

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.