Rama: Vetëm në Shqipërinë e Saliut është mallkim

Postuar në 19 Qershor, 2013 15:39

Partia Socialiste ka zhvilluar sot në mbrëmje një miting përmbyllës për Fierin. Rama në fjalën e tij ka thënë se edhe 4 ditë na ndajnë për të vulosur një histori rrënimi, për të hapur kapitullin e një rilindjeje për të gjithë bashkë. 

“Mos vini gjumë në sy për të zgjuar edhe votuesin e fundit dhe për të marrë deri votën e fundit për Rilindjen", ka qenë thirrja që Edi Rama ka bërë sot në mbrëmje në mbyllje të mitingut në Fier, ku kanë përshëndetur edhe kandidatët e spikatur të PS për deputetë të qarkut; Gramoz Ruçi dhe Erion Braçe.

Ai tha se numri 29 çliron biznesin e vogël nga taksa, çliron fermerët nga taksa e akcizës së naftës, mbi imputet, mbi makineritë. “Dhe brenda mandatit të parë fitoni të drejtën e pasurisë së patundshme mbi tokën tuaj në fshat", ka vijuar ai më tej.  

Rama u kujtoi shqiptarëve se numri 29 çliron nga barra e tmerrshme dhe zvarritja e pafundme gjithë ata që prej 20 vitesh e pritën më kot legalizimin e shtëpisë së tyre të ndërtuar e gjak nga Saliu, që u plak dhe i plaku të gjithë duke i pritur, por që ne me këta deputetë do ta bëjmë brenda mandatit të parë për të gjitha shtëpitë brenda mandatit të parë në të gjitha zonat informale të Shqipërisë.

 "Numri 29 i çliron gjithë ata që shkojnë kokulur në ushqimore për të marrë bukë, vaj apo qumësht. Ne me votën tuaj dhe këta deputetë do heqim taksën 20% mbi ushqimet”, tha Rama.

"Kush ka lumë ka bekim, vetëm në Shqipërinë e Saliut është mallkim, se sa herë fryhen marrin përpara njerëzit. Lumin do ta kthejmë në bekimin e këtij qyteti dhe nuk do përmbyteni më kurrë", premtoi Rama. Ai shtoi se "nuk do gjejmë paqe derisa uji të shkojë në çdo shtëpi dhe asnjë kg prodhim nuk do kalbet apo mbetet pa shitur".

"Edhe 4 ditë për të vulosur një histori rrënimi, për të hapur kapitullin e një Rilindjeje për të gjithë bashkë. Mos vini gjumë në sy për të zgjuar edhe votuesin e fundit dhe për të marrë deri votën e  fundit për Rilindjen". Rama ka theksuar se "në këtë qark nuk ka nevojë fare të flasësh për Saliun se ju Saliut ia keni prerë pensionin me kohë. Më mirë mos flasim për të, për të shkuarën, që do të iki bashkë me të në 23 qershor".

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.