Rama prezanton programin e PS-së në Tiranë: Prioritet lufta kundër krimit

Postuar në 26 Prill, 2013 15:33

 

Tiranë-Partia Socialiste po prezanton sot në Tiranë,  programin për sigurinë dhe rendin publik.  Kryetari i PS-së, Edi Rama  ndali tek situata në të cilën ndodhet vendi duke u shprehur se  “krimi e ka vënë përfund shtetin”.

Rama shpalli si prioritet të Partisë Socialiste, lufën kundër krimit. “Beteja me shkaqet e krimit do të zhvillohet çdo ditë. Krimi, ekonomia dhe papunësia janë çështjet që duan zgjidhje”, deklaroi kreu i selisë rozë. Rama premtoi se me të ardhur në pushtet do ti rikthejë ministrisë së Brendshme, dinjitetin e humbur. "Kupola e policisë është e lidhur me krimin dhe ne do t’i ndërpresim këto fije. Ne do t’i japim ministrisë së Brendshme, dinjitetin e humbur prej vitesh, por tani të nëpërkëmbur nga qënia në krye të vet, të një personazhi që gabimisht gjendet në atë zyrë se duhej të ishte në skenën e “Portokallisë”. Theksoj se me gjithë nivelin që ka arritur “Portokallia”, nuk besoj se gjendet njeri në lartësinë e ministrit të Brendshëm që të gajasë popullin shqiptar", - shtoi ai.

Kryesocialisti ndali konkretisht tek rruga që do të ndjekë PS-ja për të luftuar krimin. “Pas 23 qershorit do të ristrukturojmë forcë e goditjes së shtetit në funksion të paprekshmërisë së individit duke e ngarkuar policinë e shtetit të bëjë atë rol që nuk e bën, rol që e kanë marrë të fortët dhe qytetarët. Nuk mund të lejojmë armatosjen e njerëzve me çifte se kanë frikë se i futet njeri brenda. ‘Një shtet një polici’ do jetë motoja e programit tonë ‘Për një Rilindje Shqiptare’ në lidhje me shtetin dhe policinë. Polici që të jetë garanti për qytetarët dhe territorin. Nuk mund të lejojë të gëlojë anarkia dhe rrumpalla”, shtoi kreu i opozitës.  

Rama premtoi mbështetje për familjarët e policëve të rënë në detyrë, punësim dhe strehim për çdo grua që ka humbur bashkëshortin si dhe mbështetje për arsimin e fëmijëve.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.