Rama, në Shkodër: Shqiptarët s’mund të mbajnë më një pushtet që flet për ta e punon për vete

Postuar në 30 Maj, 2013 03:09

Kreu i PS-se, Edi Rama ne vijim te turit te tij ne rrethe eshte ndalur sot ne qarkun e Shkodres.

Rama ka falenderur te pranishmit per mesazhin e qarte qe po i japin ‘Jozefines, Saliut se ne keto territore qe deri dje kane qene besnikerisht me PD pushteti do te marre voten e ndeshkimit per nje rrenim qe nuk mund te vazhdojne me. Shqiptaret nuk munde te mbajne ne kurriz nje pushtet qe flet gjithe diten per ta dhe punon gjithe diten per veten., premton dhe zhgenjen, premton dhe harron” .

Sipas tij, PS ka nje program per te rilindur vendin dhe fshatin, per t’i dhene mundesine cdo shqiptari qe te jetoje me pune te ndershme e me pune te ndershme te beje leke.

“Do te investojme 160 milionë dollarë për ujin në parcelë, do të cojmë ujin në cdo parcelë, do rindërtojmë sistemin e kullimit që toka të mos përmbytet më”- tha Rama.

Sipas tij, vendi sot eshte pa shtet, edhe referuar shifrave te krimit, vjedhjes se banesave, grabitjeve me dhune. Ai ka akuzuar kupolen e Ministrise se Brendshme per lidhje me krimin.

“Ne 300 ditet e para te qeverisjes ne do e zbrapsim krimin dhe do rivendosim ligjin, do ju kthejme policine e shtetit ne sherbim e mbrojtje”- tha ai.

Ne nisje te takimit, deputeti Tom Doshi ka akuzuar qeverine per mashtrim te banoreve, qe edhe pas disa permbytjesh nuk i ka trajtuar si duhet.

“Qysh ne mengjes ne qarkun e Shkodres, aty ku nuk do mungoje shuplaka popullore ne 23 qershor njesoj si kudo neper Shqiperi#RILINDJE”- shkruante me heret Rama ne Twitter.

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.