PS: Front opozitar me FRD dhe AK?

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 03:02

Një ditë pas deklaratës së ministrit të Brendshëm Flamur Noka kur u pyet në Komisionin e Integrimit për kalimin e një mandati nga Qarku i Beratit në atë të Kukësit, Damian Gjiknuri,Sekretar për Çështjet Zgjedhore në PS shpreh shqetësimin e opozitës për refuzimin sipas tij te pritshëm nga maxhoranca të kërkesës së depozituar në Kryesinë e Kuvendit nga PS, për ngritjen e një Komisioni Hetimor për Çështjen e Mandateve.

"Arrogancë e papërgjegjshme maskiliste, e cila ofendon popullin e Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë, por mbi të gjitha nuk hedh dritë mbi problemin e vërtetë atë që kërkon të bëjë Komisioni Hetimor që është hetimi, se perse është shtuar popullsia në vetëm 4-5 njësi vendore të Kukësit. Mungesa e transparencës, pengimi që po i bën maxhoranca një të drejtë bazë kushtetuese për hetim parlamentar duhet theksuar, e drejtë bazë që e kanë zakonisht opozitat fakton manipulimin dhe është dosja e

 

parë e manipulimit për zgjedhjet e vitit 2013", tha Gjiknuri.

Zoti Gjiknuri gjatë intervistës për Top Channel zbulon edhe përpjekjet e nisura të opozitës, në ndërtimin e një koalicioni sa të gjerë parazgjedhor. Ai le të kuptohet se në planet e PS-së nuk përjashtohet as Fryma e Re Demokratike e Bamir Topit dhe Aleanca Kuqezi e Kreshnik Spahiut, me qëllimin e vetëm siç thekson Gjiknuri,  largimin e Sali Berishës nga pushteti.

"Sali Berisha ose rrotacioni politik dhe largimi i qeverisë Berisha nga drejtimi i vendit është një emergjencë kombëtare dhe duke qenë e tillë unë them janë krijuar kushtet që të ndërtohet një platformë e gjerë bashkëpunimi, pavarësisht nga diferencat politike që kanë forcat opozitare për t'u bashkuar, për të arritur objektiv të përbashkët. PS po punon për të bërë koalicionin më të gjerë në bazë të disa parimeve dhe mbi të gjitha me objektivin e qartë, realizimin e rrotacionit politik dhe nxjerrjen e Sali Berishës në pension politik", tha Gjiknuri.

Ditët fundit janë shtuar sygjerimet në adresë të selisë rozë për nevojën e një koalicioni të gjerë nga aleatët e PS, Milo dhe Gjinushi të cilët nuk janë kundra ndërtimit të një aleance edhe me partite e reja, AK dhe FRD.

TCH

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.