PS aktivitet me rastin e Ditës së Nënës, Rama: Gjithçka jam sot ia dedikoj nënës time

Postuar në 12 Maj, 2013 15:09

 

Partia Socialiste, me rastin e Ditës ndërkombëtare të nënës, organizoi ditën e sotme një aktivitet në kryeqytet.

Në fjalën e tij me këtë rast, kreu i PS-së Edi Rama shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për të gjitha nënat duke u ndalur edhe tek nëna e tij Anetën, për të cilën tha se gjithçka që ai është sot ia dedikon asaj.

“Gjithçka jam dhe jam bërë ia dedikoj nënës sime. Unë nuk jam Abrahami, emri i të cilit bën jehonë si emri i njërit prej liderëve më të mëdhenj që bota ka njohur në gjithë kohërat, por jehona e fjalëve të tij për nënën prek çdo pjesë të zemrës sime. Unë nuk jam as Xhorxh Uashingtoni, por doja të sillja këtu fjalët e tij për të ëmën dhe pse ai dinte diçka për rilindjen. Gjithçka jam ia di për nder nënës sime, gjithçka ia dedikoj asaj, intelektin, moralin, dhe kjo bën jehonë në çdo germë në zemrën time”, tha Rama.

Duke iu referuar retorikave aspak normale të politikanëve ndaj familjeve të njeri-tjetrit, Rama premtoi se me ardhjen në pushtet të PS-së, familjet e kundërshtarëve politikë nuk do të jenë pjesë e luftës politike, pasi siç tha ai, “nënat e tyre nuk e meritojnë të bëhen pjesë e luftës politike, nuk e meritojnë të lëndohen për shkak të angazhimeve të fëmijëve të tyre”.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.