PS-AK, negociatat pas 7 prillit

Postuar në 22 Mars, 2013 09:50

 

Manifestimi i paralajmëruar nga Spahiu duket se do të jetë “prova e zjarrit”

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Mundësitë - PS dhe AK mund të firmosin një pakt bashkëpunimi për krijimin e një fronti opozitar antiregjim, jo listë unike

Pashaj - Nënkryetari i Aleancës Kuqezi, Myslim Pashaj, deklaroi para pak kohësh për “Shqip” se ishte pro një aleance antiregjim

Provat -  Mitingu i 7 prillit do të shërbejë edhe si fakti që tregon për forcën reale të mbështetjes njerëzore të Aleancës Kuqezi

Zogaj - Koordinatori i opozitës, Preç Zogaj, i cili ka munguar në takimin me aleatët ka bërë të ditur se ka një distancë mes tij dhe PS-së

Ylli Pata

Përveç ftesave për një koalicion me Aleancën Kuqezi, nga ana e selisë rozë janë zhvilluar dhe komunikime me partinë e Kreshnik Spahiut, dhe mes palëve ka një qëndrim të përbashkët për një “front antiregjim”, por që ende nuk ka një rezultante për një koalicion parazgjedhor. Burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur se mundësitë e një aleance elektorale me një sigël të përbashkët mes Partisë Socialiste dhe Aleancës Kuqezi përmbajnë disa favore, por edhe disa probleme, që mund të kthehen në bumerang nëse nuk rezulton e shprehur në vota perceptimi për mbështetjen popullore të Kreshnik Spahiut. Një ditë pas takimit të liderit të opozitës, Edi Rama, me krerët e 35 partive aleate, ku u konkretizua ftesa për ardhjen në tryezë edhe të Kreshnik Spahiut, nga ana e Aleancës Kuqezi nuk ka pasur asnjë deklarim publik në lidhje me qëndrimin e dalë nga goja e Petro Koçit. Por e vërteta është se të dyja palët hezitojnë të kryejnë një “martesë elektorale”, megjithëse janë të vetëdijshme për domosdoshmërinë e një bashkimi forcash përballë mazhorancës qeverisëse. Një zyrtar i rëndësishëm i selisë rozë, duke elaburuar mundësinë e një koalicioni PS-AK, thekson se të flasësh aktualisht për një formulë të sigurt fituese është herët, pasi kemi të bëjmë me një fuqi ende virtuale, edhe pse të shprehur konkretisht me një pjesëmarrje popullore. Politikani socialist, i “regjur” në betejat elektorale që nga viti 1992, thekson se një parti politike që pretendon të marrë një mbështetje të madhe elektorale, duhet ta provojë këtë me një organizim kapilar në të gjitha skajet e Republikës, që është thelbi i garancisë për një shumëzim të mbështetjes në elektorat ditën e votimit dhe mbrojtjen e votave. Tjetër faktor që frenon një bashkim mes PS-së dhe AK-së, është dhe reagimi që mund të ngjallë brenda koalicionit dhe brenda PS-së një marrëveshje për ndarje pushteti. Shembujt e Dogjanit dhe Kajës janë një sinjal për rrugën me pengesa të Ramës. Megjithatë, burime të rëndësishme në Partinë Socialiste bëjnë të ditur se mes Ramës dhe Spahiut ka shumë gjasa të firmoset një pakt i rëndësishëm për bashkëveprimin opozitar për të ndaluar manipulimin e zgjedhjeve dhe angazhimin e së gjithë frymës antiqeveritare. Por prova e “zjarrit” për Kreshnik Spahiun duket se do të jetë manifestimi i parashikuar i 7 prillit në kryeqytet, ku kreu i Aleancës Kuqezi u ka bërë thirrje mbështetësve të tij nga i gjithë vendi të marrin pjesë në tubimin e cilësuar si “Berisha Ik”. Pikërisht suksesi i këtij aktiviteti do të jetë edhe “prova e lakmusit” për selinë rozë dhe AK-në për të bërë hapim e dytë drejt një marrëveshje dhe me cilat klauzola. Ndërkaq, një rrugë në ngjitje për Edi Ramën, është edhe pakënaqësia e krerëve të koalicionit aktual, që siç duket do të varet nga kandidimi i tyre në listat e deputetëve. Kreu i PS-së është mes dy zjarreve; nëse u hap rrugën futjen në lista do të nxisë pakënaqësitë brenda PS-së, por nga ana tjetër, aleatët shikohen si të domosdoshëm. Koordinatori i tryezave të opozitës, Preç Zogaj, i cili nuk mori pjesë në takimin e dy ditëve më parë, deklaroi se ka një distancë të tij me Partinë Socialiste, por shtoi se ai vazhdon të jetë pjesë e koalicionit. Koordinatori i tryezave të koalicionit të majtë thotë se ka qenë në kontakte me Ramën, të cilat i ka cilësuar si “komunikime zotërinjsh”.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.