Protesta pro dhe kundër Erdogan në Tiranë, arrestohen 4 persona

Postuar në 20 Qershor, 2013 01:22

Katër persona janë ndaluar nga Policia e Tiranës, gjatë një proteste në mbështetje të protestuesve në Turqi. Protesta e cila sipas policisë, ishte e paligjshme, pasi nuk ishte marrë leje, po zhvillohej në sheshin Nëne Tereza, ku të pranishëm ishin rreth 30 protestues.  Këta të rinj mbanin në duar parrulla si “Poshte fashizmi”

Protesta po mbahej për t’u solidarizuar me drejtësinë e protestave në Turqi në të njëjtin moment, kur një lëvizje e re politike PLSHR po zhvillonte një tjetër tubim, por ata në mbështetje të Erdogan.

Mësohet se 10-tra të rinj janë mbledhur për të protestuar në mbështetje të protestuesve në Turqi në rrugën Myslim Shyri.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.