PD edhe zyrtarisht e hap para kohe fushatën

Postuar në 12 Maj, 2013 09:30

 

Partia Demokratike do të hapë nesër zyrtarisht fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit. Edhe pse praktikisht, fushata ka shumë muaj që ka nisur, nesër kreu i PD-së Sali Berisha do ta çelë zyrtarisht atë. Për këtë qëllim, PD do të organizojë në orën 19:30 miting në sheshin “Nënë Tereza”.

“Të dashur miq! Nesër në ora 19:30, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranën blu, ne hapim fushatën e elektorale të 23 qershorit. Ftoj qytetarët e Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë që nesër të festojmë dhe të hapim së bashku, në një miting dhe koncert madhështor, fushatën e “Fitores” sone të re”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.

Fushata zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve dhe përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve”. Kjo do të thotë se, PD me hapjen e fushatës më 13 maj do të shkellë rregullat e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Ligjërisht fushata duhej të hapej më 24 Maj.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.