Paraguaj, protesta për "rikthimin" e diktatorit

Postuar në 03 Nëntor, 2012 03:59

Aktivistë dhe ish-të burgosur politik në Pagaruaj u grumbulluan në një protestë masive kundër vendimit të Asunsionit zyrtar për të riatdhesuar eshtrat e ish-diktatorit, gjeneralit Alfredo Stroessner. 

Aktualisht, eshtrat e tij ndodhen në Brazil, ku ndërroi jetë në strehim politik në vitin 2006.

Të afërmit po përpiqen prej disa vitesh për të rikthyer diktatorin në vend, me një gjykatë që dha aprovimin e saj vetëm më parë gjatë javës.

Sipas të dhënave zyrtare, të paktën 400 persona u pushkatuan dhe mbi 20 mijë të tjerë u burgosën, shumë prej të cilëve me urdhër direkt të Stroessner, gjatë udhëheqjes së tij 35-vjeçare.

Drejtuesi i shtetit të Amerikës së Jugut nga viti 1964-1989, Stroessner jetoi në Brazil nga viti 1989 deri në fund të jetës së tij, pasi u rrëzua nga një grusht shteti i realizuar nga një tjetër gjeneral, Andres Rodriguez.

Një shtet me 6,5 milionë banorë dhe një nivel jetese të ngjashëm me atë të Shqipërisë (sipas të ardhurave për frymë), Paraguaj ka pasur një të shkuar të mbushur me disa grushte shteti dhe udhëheqës autoritarë. 

 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.