Përkujtohet 4- vjetori i vrasjes së Fatmir Xhindit

Postuar në 03 Maj, 2013 13:43

 

Plot 4 vite pas vrasjes së ish-deputetit opozitar socialist, i zgjedhur në qarkun e Fierit, Fatmir Xhindi, ngjarja mbetet e pazbardhur.

Prokuroria dhe policia ende nuk kanë mundur të vendosin përpara drejtësisë autorin apo autorët e krimit, me gjithë deklarimet entuziaste dhe emocionale të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve të lartë të ministrisë së Brendshme se policia ishte afër kapjes së vrasësit.

Një ndër ta ishte edhe Presidenti aktual i Republikës, Bujar Nishani, atëkohë në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Të afërm dhe familjarë e kujtojnë Fatmirin me mall dhe dhimbje.

Në ceremoninë përkujtimore të mbajtur në vendlindjen e ish-deputetit të majtë, Roskovec, përpara bustit të të ndjerit, familjarë të viktimës u shprehën të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare.

Kryetar i Grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi u shpreh se “është turp për drejtësinë shqiptare mos-zbardhja e vrasjes së një deputeti”.

“Qeveria aktuale e ka të humbur betejën me kriminalitetin pasi qysh prej vitit 2005 ai ka arritur shifra alarmante”,nënvizoi deputeti Ruçi.

Ish-deputeti socialist, Fatmir Xhindi, u qëllua për vdekje para portës së banesës së tij në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2009.

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.