Olldashi: LSI po kërkon të bëjë diversion

Postuar në 18 Korrik, 2013 15:07

Kandidati për postin e Kryetarit të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi gjatë takimeve në Lushnjë, Berat, Kucovë dhe Poliçan kërkoi nga baza e demokratëve të qëndrojnë larg spekulimeve që po bëhen nga e majta, të cilat po kërkojnë të ndikojnë në procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike.

“Ka një përpjekje të tmerrshme nga vektorë të majtë, brenda shtypit shqiptar. Po ti shikoni takëmet e analistëve, të cilët nuk gjëjnë kurrë asgjë, janë të njëjtët që e luftuan me të gjithë breshërinë  e tyre Partinë Demokratike, para zgjedhjeve. Janë të njëjtët që tani po përpiqen të bëjnë diversion. Janë të njëjtët që na vodhën votat me paratë e pista që vodhën gjatë pushtetit tonë, të cilët po përpiqen të ndërhyjnë në këtë proces. Në Lushnjë, Berat dhe gjetkë ka një përpjekje të qartë edhe nga segmente të LSI-së për të ndërhyrë në këtë proces. Mbajini larg. Kjo parti është parti e demokratëve,’ u shpreh Olldashi.

Ndërkaq kandidati tjetër Lulzim Basha ka prezantuar platformën e tij për drejtimin e Partisë Demokratike, në Vlorë, Shijak, Fushë – Krujë dhe Krujë.

“Mijëra mesazhe nga themelues qëndrestarë dhe anëtarë të rinj të PD ma kanë mbushur zemrën që sot me optimizëm, jo vetëm sepse kanë mirëpritur projektin tim por sepse që sot kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të bërë gjithçka që Partia Demokratike të kthehet një orë e më parë në drejtimin e ëndrrës tonë evropiane. Dua t’ju them sot nga Vlora, se në statutin e ri të PD, ne do ta lartësojmë anëtarësinë dhe bazën e PD, në një piedestal të ri statutor. Kjo nënkupton vendosjen me votë të çdo procesi, nga emërimet dhe përzgjedhjet e kryetarëve bazë të seksionëve, grup-seksioneve, degëve e deri tek përzgjedhja e më të mirëve mes nesh, për t’u përballur në betejat tona politike, lokale dhe qendrore,“ tha Basha.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.