Nishani promovon gjykatësit e Gërdecit, 21 Janarit, dhe antëtarin e vet Ilir Mustafaj

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:45

Nishani emëron Bendon në Apel

Presidenti i Republikës ka deklaruar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë se KLD-në në funksionimin e saj nuk e lidh asgjë me maxhorancat politike.

Duke kërkuar pavarësi në KLD, Nishani tha se, ky Keshill solli modelin e promovimeve te gjyqtareve vetëm mbi bazen e vleresimit.

“Në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura, të pandikuara dhe të paintimiduara, në asnjë rast, në asnjë kënd duke ofruar atë çka ju personalisht bartni si personalitete të fushës, si njohës të mirë të funksionimit të trupës së gjyqtarëve, por edhe përgjegjësisë së madhe që keni para opinionit publik dhe para qytetarëve shqiptarë, përgjegjësi që vjen duke u rritur nga dita në ditë për të vendosur standarde që do të jenë të pakthyeshme në kohët dhe vitet e ardhshme”, tha Nishani.

Por ndersa u fol per nje proces vleresimi model, disa prej gjyqtareve qe u emeruan ne Gjykaten e Apelit Tirane, jane teper te perfolur per sherbimet ndaj politikes.

Marie Qiriazi ka qene gjyqtare e Kolegjit Zgjedhor dhe mori akuza nga opozita e majte, per vendime te njeanshme gjate zgjedhjeve vendore 2011, Ridvan Hado dhe Fatmira Hajdari per vendimin e dhene per procesin gjyqesor te Gerdecit. Agim Bendo, eshte gjyqtari me i perfolur jo vetem per vendimet nepotike dhe politike, por edhe per gjoben e famshme 400 mije euro ndaj emisionit ‘Fiks Fare’ per rastin Pango. Ne apel, KLD ka miratuar edhe nje anetar te vetin, Ilir Mustafaj. Dy emrat e tjere qe kaluan ne Apel ishin edhe ato te Shkelqim Mustafes, gjyqtari i Gjykates Civile, i cili ka dhene masa arresti per gardistet e 21 janarit, pavaresisht se ata u liruan me pas ne Apel dhe Ervin Metalla, kryetar i gjykates se Durresit.

Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar sot se janë bërë akuza të pabaza në drejtim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe se ky është një institucion i pavarur, që punën e tij e bazon në Kushtetutë dhe ligj, larg mazhorancave politike.

“Dua ta shfrytëzoj këtë mbledhje për të vlerësuar punën e deritanishme të KLD. Ndalem në këtë çështje për një fakt që ka të bëjë me akuza të pabaza. KLD është institucion i lartë kushtetues, i pavarur që mbështet tërë veprimtarinë e tij te Kushtetuta, ligji dhe personaliteti i anëtarëve të tij, dominohet nga gjyqtarët e Shqipërisë. KLD funksionimin e tij nuk e lidh me mazhorancat politike”,- tha Nishani në nisje të mbledhjes së radhës së KLD-së.

Ai shprehu vlerësim ndaj punës së bërë deri më tani, ndërsa inkurajoi anëtarët e KLD për të vijuar me këtë ritëm në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura.

“Unë si kryetar i këtij këshilli, jam krenar deri tani lidhur me punën dhe qëndrimin e ashpër ndaj gjyqtarëve të denoncuar për akte korruptive. Ky këshill për herë të parë solli një model të promovimeve të gjyqtarëve jo të bazuar tek shantazhet politike dhe modelit të miqve dhe shokëve, por mbi bazën e vlerësimit. Ju ftoj të qëndroni në këtë pozicion. Dua t’ju inkurajoj për të vazhduar punën në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura, duke ofruar atë çfarë ju mbartni si personalitete të fushës dhe përgjegjësisë që keni ndaj opinionit për të vendosur standarde që do jenë të pakthyeshme në kohët që do të vinë në të ardhmen. Jam i bindur se duke qenë të hapur, transparent në të gjithë veprimtarinë tuaj ndaj opinionit dhe trupës së gjyqtarëve do t’i bëni nder opinionit dhe vetë gjyqtarëve”deklaroi Nishani.

Gjatë mbledhjes KLD miratoi në parim me vota unanime edhe projektligjin për rregulloren e brendshme të këtij Këshilli. Ndërkaq KLD ka miratuar dhe 7 emrat për vendet vakante në gjykatën e Apelit të Tiranës. Ky këshill i ka propozuar Presidentit të Republikës për dekretim këta emra: Mria Qirjazi,Ilir Mustafaj, Ervin Metalla,Agim Bendo,Ervin Metalla,Fatmira Hajdari dhe Ridvan Hado.Ndërkohë që KLD miratoi edhe 16 emrat qe do të jenë gjykatës në gjykatën Administrative

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.