Nishani: Përmirësim sistemit të drejtësisë

Postuar në 13 Maj, 2013 07:33

Gjatë ceremonisë për përfundimin e misionit të EURALIUS në vendin tonë, ambasadori i BE-së në vendin tonë Ettore Sequi deklaroi se parimi i demokracisë është konsolidimi i shtetit të së drejtës. 

"Me rëndësi është ndarja e drejtë e pushteteve. Përgjegjësia e Shqipërisë është të përmirësojë reformën për imunitetet", tha Sequi.

Ndërkohë ministri i Drejtësisë Eduart Halimi deklaroi se në sistemin e drejtësisë transparenca sjell besimin.

"Me misionin EURALIUS hartuam ligjin për administratën gjyqësore. Ligji për Gjykatën e Lartë ishte kusht për integrimin", tha Halimi.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, kreu i Shtetit Bujar Nishani theksoi se BE ka dhënë një kontribut të ndjeshëm në konsolidimin e drejtësisë në Shqipëri.

"Investimi i EURALIUS është rezultat konkret në fushën e drejtësisë. Sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka pësuar ndryshime thelbësore gjatë 20 viteve te fundit. Strategjia jonë do të vijojë në përmirësimin e sistemit të drejtësisë. KLD ka qëndrim të palëkundur për vlerësimin e karrierës së gjyqtarëve", tha Nishani.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.