Ngrihet komisioni hetimor për incidentin e Vjenës

Postuar në 29 Prill, 2013 08:21

Parlamenti miratoi pa praninë e opozitës në sallë ngritjen e Komisionit Hetimor për atë që demokratët quajnë incidenti i 24 prillit në Akademinë Diplomatike në Vjenë mes kreut të opozites Edi Rama dhe Egin Cekes, ambasadorit shqiptar në OSBE. 

Ngritja e Komisionit Hetimor per kryetarin e opozites ka marre 71 vota pro te deputeteve demokrate, PDIU-se, ish-deputetëve të PS Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli dhe Asllan Dogjani. 

Ai do te funksionoje per nje muaj, duke tejkaluar ne kete menyre edhe shperndarjen e Kuvendit qe ligji e parashikon ne afatin maksimal daten 24 maj. Komisioni Hetimor i perbere vetem me deputete te PD, do te drejtohet nga Fatbardh Kadilli dhe do te kete ne perberje deputetet Paulina 
Hoti, Gerti Bogdani, Dashnor Sula dhe Luciano Boci. 

Per nje muaj hetimi parlamentar per kreun e opozites do te fokusohet tek ajo qe demokratet e quajne "dhuna ndaj diplomacise dhe prishja e imazhit te vendit" nga gjesti, sipas tyre, i kreut te opozites. Deputetet e opozites as nuk debatuan per kete çeshtje, duke u larguar perpara miratimit te tij pasi nuk duan t'i japin rendesi nje çeshtjeje qe ata e cilesojne teresisht politike dhe sulm ndaj kreut te opozites perpara zgjedhjeve te pergjithshme. 

Komisioni Hetimor ndaj kreut te opozites është taktika e perdorur edhe perpara zgjedhjeve te 2009, ku demokratet me komisionin e drejtuar nga Ferdinand Xhaferri moren nismen per te hetuar veprimtarine e kreut te opozites ne krye te Bashkise se Tiranes. 

Rama: 24 prilli të shpallet dita e shkuljes së veshit për Qeverinë

Ndërkohe që Parlamenti votonte krijimin e Komisionit Parlamentar per hetimin e Edi Rames lidhur me këtë incident, kreu i opozites zhvillonte një bashkëbisedim me gazetarët në seline e partise se tij nga ku komentoi me ironi kete vendim.

"Dua të shprehem shumë i kënaqur që mora medaljen e radhës nga Partia Demokratike dhe nga kryetari i saj, që do thotë komisionin hetimor të radhës, edhe pse më duhet të them që nga komisioni hetimor, në komision hetimor ka një degradim të vazhdueshëm. Kam parë se ka pasur një mbështetje shumë të madhe publike në rrjetet sociale, propozimi i artistit të njohur shqiptar Fate Velaj, për ta shpallur 24 prillin, ditën kombëtare të shkuljes së veshit. Do të ishte një ditë e bukur, ku secili mund të shkulte veshin vetes ose t'i shkulte veshin kudoqfotë rreth e rrotull, për çfarëdo nevoje për të reflektuar", tha Rama.

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.