Natë përleshjesh në Athinë mes të huajve dhe ekstremistëve

Postuar në 03 Nëntor, 2012 04:02

Fushë beteje është bërë mbrëmë zona e Shën Pandalejmonit në Athinë, ku emigantët janë përleshur me forca ekstremiste të djathta dhe dyqanet e tyre janë bërë pre e zemërimit të këtyre të fundit. 

Anëtarë të Agimit të Artë kanë shkatërruar dyqanet e të huajve në këtë zonë dhe janë përleshur me emigrantët gjatë gjithë natës. Policia ndaloi 12 persona për ngjarjet e dhunshme, ndërkohë që disa njerëz janë plagosur, por numri i saktë i tyre nuk dihet. Thuhet se, në rrethana të panjohura një i huaj u gjet i therur me thika në Shën Meletius dhe u dërgua në spital. 

Gjithçka nisi pas plagosjes së një berberi nga një emigrant dhe banorët u mblodhën mbrëmë për të protestuar, pasi siç thonë ndihen të rrezikuar dhe të frikësuar. Kaq mjaftoi që Agimi i Artë të dalë në mbrojtje të tyre me mënyrat e veta. 

Ndërkohë që banorët grekë dhe të huaj ankohen se policia nuk ndërmori asnjë masë për të mbrojtur dyqanet, ekziston frika nga përsëritja e trazirave pasdite, në orën 19:00, kur anëtarët e Agimit të Artë kanë planifikuar një grumbullim në këtë zonë.

Kjo ngjarje ndodh vetëm pak ditë pasi qeveria greke vendosi ngritjen e departamenteve të vecanta kundër dhunës raciste, por problem i vërtetë është se të huajt bëhen më shpejt viktimë e Agimit të Artë, sesa e mbrojtjes së policisë 

Në sondazhin e fundit të publikuar dje, duket se Agimi i Artë vazhdon të rritë mbështetjen, pikërisht për shkak të frikës së njerëzve nga kriminaliteti që ka për autorë shtetas të huaj. 
 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.