Monitorimi i zgjedhjeve, OSBE/ODIHR, riaktivizojnë paktin: Flasim me një zë

Postuar në 03 Maj, 2013 07:44

 

OSBE/ODIHR kane rinovuar paktin mes tyre per monitorimin e zgjedhjeve parlamentare ne vendin tone.

Lajmin, publikuar nga Baklaninsight e ben me dije zedhenesi i ODIHR-it, Thomas Rymer, duke folur per kete agjenci lajmesh.

“Do të ketë bashkëpunim mes dy institucioneve. Asambleja parlamentare ka njoftuar së fundmi se do të riaktivizojë marrëveshjen e bashkëpunimit që dy misionet të punojnë së bashku. Pra do të flasim me një zë në këtë drejtim”-ka thënë Thomas Rymer, zëdhënës i ODIHR.

Pavarësisht se vëzhguesit afatgjatë të ODIHR zakonisht kanë ardhur në Shqipëri shumë më përpara në zgjedhjet e kaluara, Rymer konfirmoi se misionit do të mbërrijë në Tiranë 6 deri në 8 javë përpara ditës së votimit.

“Nuk ka të bëjë aspak me politikën por është kryesisht çështje logjistike”-tha ai. Edhe pse ODIHR është institucioni kryesor i vetë OSBE-së, deklaratat përfundimtare kanë qenë shpesh burim mosmarrëveshjesh mes Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe misionin ODIHR.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.