Mirditë, Berisha: Qeverisja jonë, histori suksesi Rama përdori pushtetin për bllokimin e statusit

Postuar në 31 Maj, 2013 16:02

Kryeministri Sali Berisha i cilësoi vitet nën qeverisjen e tij si histori suksesi, ndërsa akuzoi Edi Ramën se i humbi mundësinë Shqipërisë për të marrë këtë vit statusin e vendit kandidat.

Kryeministri, Sali Berisha ishte sot në Mirditë për të prezantuar kandidatët për deputetet në këtë rreth ku akuzoi kreun e PS-së, se përdori pushtetin e zgjedhësve për të votuar kundër statusit. Kur u mbyll mundësia për të marrë që këtë vit statusin e vendit kandidat, theksoi Berisha, Rama  votoi tre ligjet.

Rritja e rrogave dhe pensioneve, e cila do të vazhdojë edhe këtë vit, anëtarësimi në NATO, lëvizja e lirë, Shqipëria turistike dhe plotësimi i të gjitha kushteve për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE, Kryeministri i cilësoi si histori reale sukses të kësaj qeveria dhe qytetarëve shqiptarë.

Ai tha se shume shpejt Shqiperia do te marre statusin, e bashke me te edhe shume investime. Po ashtu kreu i qeverisë u ndal edhe tek deklarimet e Ramës për prejardhjen e tij.

“Ai nuk e di nga është, ose nuk do ta dijë se nga është. Unë kam qenë në fshatin e tij, por ai nuk do ta njohë, se i duhet të thotë se jam këtej dhe andej.”- tha Berisha.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.