Miratohet vetëm me votat e maxhorancës emërimi i Artan Brocit,

Postuar në 29 Prill, 2013 08:25

Komisioni i Ligjeve ka miratuar sot vetëm me votat e mazhorancës dekretin e presidentit të vendit, Bujar Nishani për emërimin e Artan Brocit, anëter i Gjykatës së Lartë. “Bazuar në nenin 93 dhe 136, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bujar Nishani dekretoi emërimin e zotit Artan Broci, anëtar të Gjykatës së Lartë. Me vendimin Nr. 2, datë 26.04.2013, të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë është deklaruar mbarimi i mandatit të anëtarit Z. Fatos Lulo, i cili është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese me dekretin nr.8121, datë 24.04.2013 të Presidentit të Republikës, emërim ky që ka marrë pëlqimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me vendimin nr. 25/2013, datë 25.04.2013″,- thuhej në dekretin e Presidentit. Artan Broci u dekretua nga kreu i shtetit, pak ditë më parë .

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.