Meta: U ndamë si xhentëlmen me PD-në, por Berisha ra pre e pasionit për pushtet

Postuar në 29 Prill, 2013 03:16

 

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, duke folur në një takim me emigrantët në Athinë, ka thënë se partia e tij është ndarë si xhentëlmene me PD-në. Por, sipas Metës, Berisha nuk e duroi dot pasionin për pushtet dhe reagoi duke shkarkuar anëtarin e LSI-së në KQZ.

LSI ka qenë dhe do të jetë një avokate e vendosur për emigrantët shqiptarë në vendet ku ata punojnë. Para katër vitesh ne morëm një vendim të vështirë për të krijuar një koalicion të panatyrshëm por të diktuar nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe rrethanat historike. LSI tregoi dhe ka treguar se është një forcë politike e cila sjell gjithmonë risi në emër të emancipimit të politikës shqiptare, të një kulture të re europiane. Nuk ishin të paktë ata që u hapitën për shkak të vendimit të LSI për të konfirmuar përfundimin e marrëveshjes me PD dhe për të vendosur një koalicion parazgjedhor me PS dhe opozitën në tërësi. Përsëri LSI solli një risi në politikën shqiptare, sepse ne u ndamë si xhentëlmen me PD-në, pa rënë viktimë e përvojave joqytetare ku ndarjet bëhen me zhurmë, me sherre dha akuza. Politika jonë dhe shoqëria jonë duhet të mësohet me kulturën e kompromisit dhe të respektimit të marrëveshjeve. Edhe zoti Berisha u përpoq të paraqitej si xhentëlmen, por nuk duroi dot pas disa ditësh dhe ra viktimë e pasionit të tij për pushtetin e pakufizuar. Gjë që nuk është pozitive për çdo politikan, aq më tepër për një politikan me shumë përvojë si ai”- u shpreh Meta./b.l

   TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.