Meta takon Presidentin Nishani: Diskutuam për bashkëpunimin në vazhdim

Postuar në 05 Korrik, 2013 09:16

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Socialiste, Ilir Meta u takua  sot në mesdite me presidentin e vendit, Bujar Nishani. Kreu i LSI-së bëri me dije se takimi  kishte si diskutim bashkëpunimin e mëtejshëm, forcimin e institucioneve dhe realizimin reformave me qëllim marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë në BE. “Ishte një kënaqesi për t’u takuar me presidentin dhe për të ndarë vlerësimet për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit që t’i shërbejmë të gjithë përgjegjësie të përbashkët për të forcuar institucionet, sundimin e ligjit në vend, për të ngritur funksionimin e institucioneve të pavarura dhe për të bashkërenduar punët në funksion të reformave që i japin vendit statusin e vendit kandidat”- tha Meta.
Takimi nisi rreth orës 12:30 minuta në Presidencë dhe zgjati pak më shuam se 30 minuta.

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.