Meta: Nevojë urgjente për model të ri ekonomik

Postuar në 30 Maj, 2013 08:07

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta,  deklaroi sot se Shqipëria ka nevojë për një model të ri ekonomikgjatë  një bashkëbisedimi me biznesmenë e sipërmarrës në qytetine  Shkodrës. Sipas Metës ekonomia është në mjegull.“Kjo shprehet sidomos në rënien e dërgesave të emigrantëve tanë, të cilat kanë pësuar një rënie drastike. Dhe kjo pastaj shprehet edhe në shumë tregues të tjerë, në rritjen e borxhit, në rritjen e deficitit tregtar e kështu me radhë. Ndaj për ne është imediate që përpara se të diskutojmë për taksat, të diskutojmë dhe të angazhohemi për një model të ri ekonomik, i cili bazohet jo thjesht tek konsumi, i cili është financuar deri më tani nga të ardhurat e emigracionit, por që bazohet tek prodhimi në vend. Dhe akoma më tepër tek një ekonomi që jo vetëm prodhon por edhe eksporton. Kjo është rruga më e sigurt për një ekonomi kombëtare të qëndrueshme dhe njëkohësisht edhe për një punësim të qëndrueshëm duke qenë se për ne problemi kryesor në vend, sot dhe për të ardhmen, mbetet problemi i punësimit dhe rruga më efektive për të zbutur problemet sociale është ajo e punësimit”, tha Meta. Sipas tij  çështja e taksave është një çështje që duhet parë në funksion një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, të bazuar në prodhim, të bazuar në eksport, të bazuar në produkte ‘Made in Albania’ . “Sepse në qoftë se dikush nuk prodhon ose dikush nuk shet, për çfarë do ta tatosh? Në qoftë se një njeri nuk siguron një të ardhme, nuk ka një rrogë, atëherë për çfarë do ta tatosh, çfarë do të paguajë? Kështu që mendoj se ky është një debat që nuk duhet nisur nga fundi por duhet nisur nga fillimi”, tha ai.

 

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.