Manjani për akuzat e Olldashit: Nuk merrem me kumarxhinjtë që janë ndëshkuar me votë

Postuar në 05 Korrik, 2013 09:18

Lëvizja Socialiste për Integrim i është kundërpërgjigjur akuzave të Sokol Olldashit, i cili e ka cilësuar këtë forcë politike “çetë financiare.” Nën.kryetari i LSI-së, Ylli Manjani gjatë një deklarate për shtyp, ku u pyet nga gazetarët për këtë çështje, tha se, “nuk flasim në interes të kumarit”. 

“Janë 1 milionë shqiptarë që sot presin nga ne se cili do të jetë programi qeverisës në 4 dhe më shumë vite të ardhshme. Të gjithë presin një mënyrë të re qeverisje nga sa deri më sot. Nuk jam këtu për t'u marrë më interesat e askujt, aq më tepër një partie politike apo qoftë edhe të kandidatëve për kryetar politik.” 

“Kjo është një çështje që nuk më takon mua. Unë jam këtu për të folur në emër të interesit të qytetarit dhe jo në emër të interesit të kumarit. Kumari dhe kumarxhinjtë janë ndëshkuar sistematikisht me votë, sa herë që kanë kërkuar votën e shqiptarëve”, tha Manjani.

Manjani dhe Olldashi kanë punuar së bashku në një dikaster në atë të Ministrisë së Transporteve, ku nën.kryetari i LSI-së mbante pozicionin e zv.ministrit ndërsa kandidati për kreun e ri të PD-së vazhdon të jetë drejtuesi i kësaj ministrie.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.