Malaj: Midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lire, zgjodha të dytën

Postuar në 07 Korrik, 2013 04:40

 Ish –deputeti socialist Arben Malaj ka deklaruar se është është vetëlarguar nga forumet drejtuese të Partisë Socialiste. Ai shprehet në facebook se midis një karrige dhe lirisë për të menduar i lirë kam zgjedhur përherë këtë të dytën.  “Në përgjigje të disa miqve dhe kolegëve, duhet të qartësoj se nuk jam më anëtar i forumeve drejtuese të PS-së. Unë u vetëlargova nga ai nivel përfaqësimi. Për detyrimet mirënjohëse ndaj socialistëve dhe vendit tim kam shumë mundësi konkrete t’i përmbush me dashuri dhe përgjegjshmëri.”- shkruan Malaj. Ai  thekson se deri në shtator do të respektojë statusin e deputetit dhe do të përmbushë detyrimet kushtetuese, ndërsa bën me dije se më pas do të jetë i angazhuar në pjesën akademike dhe studimore për politikat publike dhe mirëqeverisjen. Deputeti i Librazhdit, Taulant Balla që prej ditës së djeshme është propozuar nga kryetari i PS-së, Edi Rama që të jetë anëtari më i ri i kryesisë dhe të zërë vendin që mbeti bosh, nga Arben Malaj.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.