I refuzohet azili, familja Mujaj lajm kryesor në Austri

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 03:17

Familja Mujaj nga Kosova, vazhdon të jetë lajmi kryesor në mediat austriake, pasi mijëra austriake nuk po lejojnë deportimin e saj nga Austria për në Kosovë.

Enti i Emigracionit dhe Ministria e Brendshme i kane refuzuar vazhdimin e statusit të azilit dhe vendqëndrimit.

Vajza e tyre Leonesa Mujaj, 13 vjeç, cilësohet si një engjëllushe e kësaj familje dhe një vajzë shembullore në shoqërinë austriake.Falë asaj janë mbledhur mijëra nënshkrime, që dje janë dorëzuar me vizën humanitare, me të cilat kërkohet që kjo familje të mbetet në Austri dhe t`i lejohet vendqëndrimi i rregullt.

Familja Mujaj është nën ethet e mundësisë së deportimit dhe se ata janë në pritje të dy vendimeve: vizë humanitare apo deportim drejt Kosovës, pas gjashtë viteve qëndrimi në Austri.

Shansi i fundit për një qëndrim në Austri është kërkesa e vizës humanitare, gjë që kjo Familja Mujaj tani ka mbështetjen e qytetarëve austriak, të cilët përmes protestave pranë banesës së familjes kosovare ka kërkuar që të ndalohet deportimi i tyre. Austriakët përmes forumeve sociale kanë theksuar se do të bëjnë çmos për të parandaluar deportimin e kësaj familje. (A.Martini/INA)

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.