Hetimet zyrtare kundër Sarkozy, financime të paligjshme nga trashgimtarja e L’Oreal

Postuar në 22 Mars, 2013 09:54

 

Në Francë kanë nisur hetimet zyrtare kundër ish-presidentit Nicolas Sarkozy.
Ai akuzohet se ka marrë kontribute të paligjshme për të financuar fushatën e tij zgjedhore më 2007.

Sarkozy thuhet se ka përfituar nga trashëgimtarja e kompanisë së kozmetikës L’Oreal, Liliane Bettencourt, e cila është gruaja më e pasur e Francës.

Në vitin 2006, ajo është shpallur e çmendur. Sarkozy ka mohuar të ketë marrë fonde nga Bettencourt. Skandali mund të dëmtojë shanset e tij për një rikthim të mundshëm në politikë.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.