Greqia, trajtim të turpshëm emigrantëve

Postuar në 20 Dhjetor, 2012 03:00

Greqia po përballet me një krizë humanitare lidhur me keqtrajtimin e azilkërkuesve dhe emigrantëve, thotë një raport i Amnesty International.

Grupi akuzon qeverinë se mban mijëra refugjatë, përfshirë shumë fëmijë, në kushte “të turpshme dhe të tmerrshme”.

Greqia është kthyer në një strehë dhe në një vend tranzit për emigrantët që largohen nga vendet e Azisë dhe Afrikës dhe që më pas tentojnë të depërtojnë në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Ndërkohë, sulmet kundër të huajve kanë ardhur në rritje, në një kohë kur vendi është i përfshirë edhe nga kriza e thellë e borxhit publik.

Raporti i AI thotë se Greqia sistematikisht ka dështuar në sigurimin e kërkesave bazë për sigurinë dhe strehimin e mijëra azilkërkuesve që kalojnë çdo vit përmes territorit helen.

“Greqia në mënyrë të dukshme po dështon në miratimin dhe respektimin e të drejtave të shumë emigrantëve që po kalojnë kufirin e saj tokësor dhe detar me Turqinë”, deklaroi zëdhënësi i AI, John Dalhuisen.

“Nuk është ekzagjerim nëse thuhet se BE ka një krizë humanitare jo përtej kufijve të tij, jo në kufijtë e tij, por brenda kufijve të tij”, ka shtuar zëdhënësi i organizatës.

Në veçanti, raporti vë në dukje gjendjen e vështirë të fëmijëve që mbahen në kushte të mjeruara në qendrën e re të burgimit të Korinthit, që vlerësohet si jashtë standarteve ndërkombëtare.

Studimi tërheq gjithashtu vëmendjen për “rritjen dramatike” të sulmeve me motive raciste, që në muajt e fundit sipas AI janë kthyer në rend të ditës.

 

TCH

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.