Greqia rrezikon të zhytet në varfëri. Ja shifrat tronditëse

Postuar në 03 Nëntor, 2012 12:44

Shifra shokuese ka publikuar shërbimi statistikor grek, sipas të cilave, Greqia kërcënohet seriozisht nga varfëria. 

Sipas të dhënave, 21.4% e popullsisë kërcënohet nga varfëria, ndërsa tek fëmijët rreziku i varfërisë ka arritur në 23.7%. E thënë me shifra të tjera, në rrezik nga varfëria ndodhen rreth 901 194 familje me 2 341 400 anëtarë. 

Në rrezik varfërie janë kryesisht kategori të tilla si burrat e papunë, prindërit e divorcuar me fëmijë, familjet me të moshuar, dhe fëmijët deri në 17 vjeç. 

Vlen të përmendet se statistikat iu referohen viteve 2010 dhe 2011, kur Memorandumi masave sapo kishte filluar të zbatohej, ndaj parashikohet që të ardhurat e familjeve greke të bien akoma dhe më shumë ndërkohë që papunësia do rritet, ndërsa Parlamenti do të miratojë javen që vjen një tjetër paketë masash të ashpra.

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.