Greqia, në grevë të përgjithshme

Postuar në 06 Nëntor, 2012 03:42

Greqia eshte perfshire nga nje greve e re e pergjithshme, e treta qe perballon qeveria Samaras ne kater muaj e gjysme ne pushtet dhe e 21 ne dy vitet e fundit. 

Prej ores gjashte te mengjesit te se martes dhe per 48 ore rrjesht,pezullohet puna ne administraten shteterore,shkolla, universitete, banka,gjykata.Nuk qarkullon shumica e mjeteve te transportit publik, anijet qendrojne te ankoruara ne porte. Spitalet punojne me personel sigurie, ndryshime ka ne oraret e fluturimeve te linjave ajrore.

Greva mbeshtetet nga dy sindikatat me te medha te vendit ajo e nenpunesve te sektorit shteteror ADEDY dhe te atij privat GSEE, te cilat kundershtojne fuqishem miratimin e projektligjit te masave te ashpra ekonomike dhe reformave administrative qe kerkohen nga Greqia prej kreditoreve te huaj,ne shkembim te nje ndihme financiare prej 31.5 miliard euro.

Projektligji me masa qe shkojne deri ne 19 miliarde euro per kater vitet ne vazhdim u paraqit te henen ne parlament dhe miratohet te merkuren ne mbremje,ndersa qindera mijera greke do te protestojne ne sheshin Sintagma, nen vezhgimin e rrepte te mijera policeve dhe forcave speciale te Rendit.

Kryeministri Samaras u ka bere thirrje deputeteve te tre partive ne pushtet te votojne paketen e masave,perndryshe vendi nuk merr ndihmen financiare dhe kjo nenkupton falimentimin e plote dhe kaosin. Por deputetet e se Majtes Demokratike, partia e trete e koalicionit kane deklaruar se nuk do te votojne pro, per arsye te reformave ne marredheniet e punes dhe bashke me ta edhe disa deputete socialiste.

Dilema e lindur prej kohesh edhe prej atyre qe mbeshtesin masat me te ashpra ne historine e Greqise se pasluftes, eshte fakti se megjithe politiken e rrepte te kursimit qysh prej majit te 2010, recensioni do te vazhdoje per te 6 vit rrjesht,ndersa edhe borxhi grek qe ne ate periudhe u konsiderua i pamenaxhueshme sepse kishte kaluar 129% te PBB, sot ka shkuar ne 170% dhe deri ne 2015 do te vazhdoje te jete ne 190% te PBB.

FMN kerkon nje reduktim te ri te borxhit publik te Greqise me mbi 40 miliardë euro,por BE nuk pranon dhe mendon nje zgjidhje me uljen e interesave te kredise per Athinen. 

 

top-channel.tv

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.