Greqi, kursimet e mëtejshme shkaktojnë protesta

Postuar në 05 Nëntor, 2012 09:27

 

 Qeveria greke po përgatit një paketë të re kursimesh që do të prezantohet në parlament këtë javë, ndërsa vendi vazhdon të jetë nën presionin e falimentimit. 

Deputetët do të duhet të miratojnë shkurtime të mëtejshme me vlerë prej 13,5 miliardë eurosh, të siguruara nga rritja e taksave, ulja e investimeve dhe shkurtimi i vendeve në administratë, për të marrë këstet e reja të kredisë, të vetmet që mbajnë ende në këmbë financat e rrënuara helene.

Megjithatë, miratimi i këtyre masave të reja të rënda për popullsinë, nuk paraqitet edhe aq i thjeshtë, ndërsa një prej partive të koalicionit qeverisës ëshët shprehur se do të votojë kundër.

Masat e deritanishme shtrënguese nuk kanë arritur ende të vendosin nën kontroll defiçitin grek dhe Banka Qendrore Europiane, Bashkimi Europian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, huadhënësit e Athinës, kanë kërkuar reforma edhe më të ashpra.

Nga ana e tyre, sindikatat kryesore në vend kanë protestuar për një seri protestash gjatë të gjithë javës.

Grevat nisën që ditën e hënë, kur disa prej sistemeve të transportit u bllokuan, ndërsa gazetarët nuk u paraqitën në punë. top-channel.tv

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.