Greqi, kapet shqiptari, “rrëmbyes” i 13-vjeçares

Postuar në 31 Maj, 2013 16:02

Policia greke ka gjetur 13-vjeçaren e zhdukur prej datës 26 maj, Krisini Krasa.

Pas kësaj policia ka rënë në gjurmët e rrëmbyesit shqiptar, Marjon Ajazi. Pas publikimit të lajmit se policia ishte vënë në ndjekje të tyre, Ajazi dhe vajza janë ndarë në drejtime të ndryshme.

23-vjeçari dhe 13-vjeçarja greke kishin kaluar disa netë bashkë në një shtëpi të braktisur në pyllin e Kavalës. Vendndodhja e vajzës greke u zbulua me anë të telefonit të saj dhe policia e kapi atë duke ecur vetëm në rrugë më 30 maj.

Ndërsa Ajazi është arrestuar dje pasdite. Besohet se shqiptari dhe vajza janë njohur një vit më parë në Athinë dhe më pas ai e ka bindur 13-vjeçaren nëpërmjet Facebook-ut që të udhëtojë për në Kavala.

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.