Gjeneralët e shkarkuar nga Nishani: Dekretet e presidentit, të jashtëligjshme. MM: U zbatua kuadri ligjor

Postuar në 31 Maj, 2013 16:01

Tre gjeneralët e shkarkuar pa ditë më parë nga presidenti Bujar Nishani e quajnë të paligjshëm dekretin për shkarkimin e tyre.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi kanë kërkuar nga kreu i shtetit të citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin e tyre nga detyra, duke deklaruar se dekreti mbi bazën e të cilit është marrë ky vendim është i paligjshëm.

“Dekretet e Presidentit për lirimin nga detyra kanë mospërputhje ligjore dhe janë dërguar në rrugë postare. Presidenti ka injoruar ligjin pasi dekretet e tij janë publikuar me vonesë. Heshtja nuk i shërben askujt, ata që kanë bërë këtë të japin një shpjegim. I bëjmë thirrje presidentit të na citojë nenin ku është mbështetur për shkarkimin tonë”, janë shprehur tre gjeneralët.

Presidenti Bujar Nishani disa ditë më parë dekretoi lirimin nga detyra të tre gjeneralëve të lartë në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare, çka solli menjëherë reagimin e tyre.

M.Mbrojtjes: U zbatua kuadri ligjor. Propozuam edhe ceremoni për largimin e tyre, por kjo u refuzua nga 3 gjeneralët

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas deklaratës së ter gjeneralëve të shkarkuar nga presidenti Nishani të cilët kanë folur për parregullsi në lirimin e tyre nga detyra, duke deklaruar se dekretet për shkarkimin e tyre janë konform ligjit.

Përmes zëdhënëses për shtyp MM thekson së në lirimin e tre gjeneralëve është zbatuar me përpikëri kuadri ligjor si nga Ministria e Mbrojtjes ashtu dhe nga Presidenca.

“Ministria e Mbrojtjes kërkon të sqarojë në lidhje me lirimin nga detyra të 3 gjeneralëve dhe me pretendimin e tyre mungesë referencë ligjore se kjo nuk qëndron. Për lirimin e tyre është zbatuar kuadri ligjor qoftë nga ministria e mbrojtjes ashtu edhe nga institucioni i presidencës. Lidhur me pretendimet e 3 gjeneralëve për heshtje nuk qëndron, sepse është komunikuar me secilin nga gjeneralët për të shmangur njoftimin më parë nga mediat siç ka ndodhur në raste të caktuara. Propozuam edhe ceremoni për largimin e tyre, por kjo u refuzua nga 3 gjeneralët”, theksoi zëdhënësja e Ministria e Mbrojtjes.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.