FRD në Tiranë, Topi: Duhet një rilindje qytetare

Postuar në 21 Dhjetor, 2012 12:23

Fryma e Re Demokratike ka finalizuar shpërndarjen e saj në rrethe me zyrtarizimin e degës së Tiranës.

Kreu i FRD-së, ish presidenti Bamir Topi tha se sot fillon një cikël i ri për një rilindje të vërtetë qytetare, një mision që sipas tij, do të bashkojë të gjithë shqiptarët.

Topi tha se sot Shqipëria gjendet përballe sfidave të mëdha, dhe se FRD-ja është për tu përballur me zgjidhjen e tyre, dhe jo për të gjetur alibi të dështimit tek kundërshtarët.

Shqipëria, vazhdoi ai,  ka nevojë për integrim të shpejtë, përmes reformave të thellë, dhe jo me modele të vjetra, s’ka nevojë për individë me formim stalinist, tha ish presidenti duke iur referuar kryeministrit, Sali Berisha. Topi theksoi se qeveria e sotme e ka humbur sensin e masës dhe qytetarinë, dhe se ajo nuk ka asgjë për të ofruar, madje eshte kthyer ne nje rrezik per qytetaret.

Kreu i FRD-së në fjalën e tij ishte mjaft i ashpër me qeverisjen Berisha, ndërsa nuk i kurseu kritikat  edhe për opozitën.

Në fjalën e tij, deputeti Gazmend Oketa tha se Fryma e Re Demokratike ka lindur për të ndryshuar realitetin e hidhur shqiptar.

Koalicioni blu me pulla të kuqe, ka dështuar, tha Oketa, pikërisht nga objektivi që edhe e solli këtë martesë, integrimi. Ai tha se Shqipëria është një Republikë Parlamentare, por në realitet ne funksionojmë si një Republikë Kryeministrore.

Parlamenti, theksoi Oketa është shndërruar në një institucion fiktiv. Ai ftoi qytetarët që të mos rrinë por të duken, pasi sipas tij, tani është koha.

Burimi: http://www.panorama.com.al

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.