Formulari i PD për administratën, kërkon nga emrat e familjarëve, deri tek shokët

Postuar në 01 Qershor, 2013 10:51

Shpërndarja e formularëve nga ana e PD-së për punonjësit e administratës tashmë nuk është më sekret. Madje, ajo u pranua një ditë më parë edhe nga vetë kryeministri Berisha, i cili tha se këto formularë nuk janë kontrabandë, por kërkojnë thjesht të identifikojnë votuesit e PD-së.

Ajo që nuk tha kryeministri, është se punonjësit e administratës detyrohen që të deklarojnë votën pro PD-së dhe në këtë formular të shënojnë të gjithë familjarët e tyre, deri edhe tek shokët, si formulari më poshtë.

Jo vetëm kaq, por punonjësve të administratës u kërkohet që herë pas herë të shkojnë në qendrat e PD-së në lagjet ku ndodhen dhe të qëndrojnë aty të paktën një orë./b.l

 

 

 

TEMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.