Fier, shpërthen gazi në një pus nafte

Postuar në 05 Korrik, 2013 15:40

Një pus nafte ka shpërthyer në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në fshatin Sheqishte. 

Pusi i fondit të ndalur që administrohet nga “Bankers Petroleum” ka nisur të nxjerrë gaz metan të papërpunuar nga thellësia e tokës. 

Shkak mund të jetë bërë grumbullimi i gazit si një proces i zakonshëm i puseve të bllokuara të naftës që shpërthen në formë fontane. 

Në afërsi të pusit ndodhen 5 banesa, banorët e të cilave janë përfshirë nga paniku. Ata shprehin shqetësim pasi dalja e gazit në këtë mënyrë ndodh shpesh në këtë zonë naftëmbajtëse. 

Kompania nuk ka dalë ende me një version zyrtar për ngjarjen, por parapraksiht tha se nuk ka rrezik për shëndetin e banorëve dhe se situata është nën kontroll. Ndërkohë, pritet që edhe policia e Fierit të sqarojë shkaqet e ngjarjes.

 

 

 

 Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.