Erion Veliaj prezanton projektin për mjedisin

Postuar në 03 Qershor, 2015 06:52

Një ndër problemet më të mëdha që ka sot Tirana është ndotja, duke e renditur kryeqytetin e Shqipërisë në një ndër kryeqytetet më të ndotura në Europë.

E pikërisht për këtë temë, Erion Veliaj ka prezantuar programin e tij për reduktimin e ndotjes në kryeqytet, për ta kthyer Tiranën në një vend, ndoshta jo më të pastrin në Europë, por brenda standardeve të BE-së.

“Do të ndërtojmë një impiant për përpunimin dhe riciklimin e mbetjeve duke ndaluar rreptësisht djegien e tyre; 
Pastrim nga mbetjet i lumenjve në territorin e Bashkisë së Tiranës përgjatë gjithë rrjedhës së tyre;
Ndërtim i një impianti modern për përpunimin e ujërave të zeza në mënyrë që ato të mos derdhen më në Lumin e Lanës apo Lumin e Tiranës”, tha Veliaj.

E duke u rikthyer edhe njëherë te fakti se Lulzim Basha i ka dhënë leje për një shtesë vetes së tij, Veliaj i ka kthyer një përgjigje dhe reagimit të Bashkisë së Tiranës: “Thanë se nuk ka asgjë të keqe që shtoi një kat. Thanë se kreu i Bashkisë së Tiranës është qytetar si gjithë të tjerët, meriton trajtim të barabartë. Kush qytetar tjetër ka qenë i barabartë me Lulin? I vetmi që ka shkelur moratoriumin është Lulzim Basha, kryetari i bashkisë që nuk duam”.

/ Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.