Durrës, dhunohet brutalisht dhe grabitet taksisti

Postuar në 26 Prill, 2013 15:35

DURRES- Një taksist është grabitur dhe dhunuar brutalisht në qytetin e Durrësit.

Mësohet se Isa Xhamani është mbajtur peng për një orë, është dhunuar ne te gjitha menyrat dhe më pas i janë grabitur të gjitha sendet personale.

Shtetasi Sabri Verteniku, banor ne te njejten lagje me tasksistin, lagja 14 Shkozet, e ka ftuar ate ne shtepi, me pretendimin se ka nje person te semure dhe kerkon ta çoje ne spital.

Në këtë moment, sipas te dhenave te para, taksisti është dhunuar në mënyrë brutale nga Verteniku, duke i dëmtuar njerin vesh dhe me ane te sendeve te forta i ka shkaktuar deme te renda ne trup.

Verteniku eshte larguar nga vendi i ngjarjes me makinen  e taksistit, ndersa policia po punon per kapjen e tij.

Taksisti mometalisht ndodhet ne spitalin e  Durresit, ne gjendje jo te mire shendetesore.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.