Durrës, burg pa afat për Ardit Hyskën

Postuar në 27 Prill, 2013 03:57

Gjykata e Durrësit ka vendosur burg pa afat për 28-vjeçarin Ardit Hyska, i cili akuzohet për vrasje. 

Mediat dhe familjarët nuk u lejuan në seancë për të mos dëmtuar hetimin. 

Ardit Hyska nuk ka pranuar akuzën për vrasjen e Refik Lilës, 27-vjeçarit i cili u vra me armë zjarri paraditen e të mërkurës në qytetin bregdetar të Durrësit. 

Ngjarja ndodhi në lagjen 18, mbrapa stadiumit “Niko Dovana” të qytetit, ku i riu Refik Lila ka qenë duke ndenjur në lulishten para bllokut të pallateve në këtë zonë. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bëjnë të ditur se viktima është konfliktuar me një person që ka qëlluar mbi të, ndërkohë që shërbimet e policisë me të mbërritur në vendin e ngjarjes u vunë në lëvizje për të kapur autorin e ngjarjes. 

Pas disa orë kërkimesh, në pranga ka përfunduar Ardit Hyska, i cili akuzohet autor i këtij krimi të rëndë. 

Lila me origjinë nga Dibra është dërguar në spitalin rajonal. Sipas burimeve nga ky spital, ai ka mbërritur i vdekur dhe trupi i tij ndodhet në morg.

 

 

 

TOP CHANNEL

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.