Burrel, shkëmbim zjarri gjatë operacionit të policisë, plagoset rëndë shefi i krimeve

Postuar në 13 Janar, 2013 14:14

 

Shefi i krimeve në Burrel ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri gjatë një operacioni policor mbrëmjen e sotme. Sipas policisë, shefi i krimeve, Musa Skura është qëlluar me armë zjarri nga disa persona gjatë një operacioni policor në fshatin Suç të këtij rrethi.

Mësohet se gjatë shkëmbimit të zjarrit mes policisë dhe 4 personave të shpallur në kërkim për disa vepra penale, cilët ishin të armatosur, ka mbetur i plagosur edhe njëri prej tyre, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Policia e qytetit verior njofton se ka bërë të mundur arrestimin e autorëve të ngjarjes, ndërkohë që shefi i krimeve, Skura është dërguar me helikopter në spitalin ushtarak për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë.

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.