Berisha: Votoni zhvillimin

Postuar në 30 Maj, 2013 16:09

Partia Demokratike prezantoi kandidatët e saj për deputetë në rrethin e Krujës, pjesë e Qarkut të Durrësit, nga ku kryeministri Sali Berisha kërkoi votën për një tjetër mandat për të vazhduar, sic tha ai, shndërrimin e Shqipërisë në një vend të zhvilluar. 

“Janë dyfishuar bizneset në Krujë dhe gjithë Shqipërinë, u rrit ekonomia, u rrit turizmi nga 300 mijë në 4.7 milion. Shqipëria u bë më e njohur se kurrë me potencialin e saj turistik. Alternativat janë të ndara, e jona është rruga e integrimit. Së shpejti do marrim statusin e vendit kandidat, do hapim negociatat për vend anëtar të BE-së. Së bashku me ju, me heqjen e taksës mbi makineritë dhe cdo gjë tjetër që duhet për prodhimin ne i dhamë bizneseve një shtytje të re të fuqishme që do shoqërohet me ngritjen e mijëra vendeve pune. Në 4 vite në tërhoqem 4 mld dollarë, në katër vitet që vijnë do tërheqim 6 mld dollarë në katër vitet që vijnë. Do asfaltojmë cdo rrugë të këtij vendi”, tha Berisha. 

Më tej, kreu i mazhorancës sulmoi alternativën e opozitës, e cila sipas tij bazohet vetëm në mashtrime e trillime. 

“Alternativa tjetër është akuza politike, mashtrime, trillime dhe bllokime. Rama thotë 95 përqind e shqiptarëve pa taksa, a mund të imagjinoni ju një vend të lirë, një shoqëri të lirë që të mund të jetojë në kurriz të 5 përqind të qytetarëve të saj? Shoku beson se mund të mashtrojë qytetarin nën moton ‘c’me duhet mua se cfarë them unë’. Rritësi më i rrezikshëm i taksave, del dhe mashtron tani se do t’i ulë ato”, tha Berisha. 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.