Berisha përuron nisjen e punimeve të HEC të Banjës: Shqipëria, eksportuese e energjisë

Postuar në 13 Maj, 2013 07:57

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në inaugurimin e fillimit të punimeve të hidrocentralit të Banjës, në Kaskadën e Devollit, në Elbasan.

Në fjalën e tij me këtë rast kryeministri e cilësoi këtë moment si historik për vendin, pasi do ta shndërrojë Shqipërinë nga një vend importues në një vend eksportues të energjisë elektrike.

“Kjo vepër madhor do të sjellë një kthesë në historinë e energjetikës shqiptare. Vendi ynë është i vogël, por ka potenciale të jashtëzakonshme. Qeveria do të bëjë gjithçka që gjatë mandatit të ri të përmirësojë më tej klimën e biznesit. Kompania Shtatkraft zbarkon sot këtu në Gramsh e vendosur për të bërë historinë në këtë vend në ndërtimin e Kaskadës së Devollit, investim madhor në historinë e Shqipërisë, investimin më të madh në historinë e hidro-energjetikës”, tha Berisha.

Kryeministri theksoi se me ndërtimin e këtij HEC-i përgjatë disa vite do të arrijnë të punësohen 5 mijë persona nga zonat përreth.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.