Berisha në Belsh: Alternativa e djathtë zhvillim, tjetra bllokim

Postuar në 01 Qershor, 2013 10:53

Kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot një takim elektoral me banorët e Belshit, ku sulmoi opozitën si alternativa e shpifjeve, mashtrimeve, bllokimit, ndërsa u bëri thirrje banorëve të zonës që të zgjedhin alternativën e djathtë, që sipas tij është rruga e zhvillimit.

“Alternativa tjetër; sharje, mallkime, mashtrime, bllokimi trillime. Shqipëria që shihet nga autobusi mavi, sipas banorëve të autobusit mavi dhe pasagjerëve mavi, është Shqipëria në natë dhe jo në NATO. Ne kemi arritur që të ndërtojmë, rikonstruktojmë, përmirësojmë jetën e shqiptarëve. Zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhje për vende pune më shumë, për infrastrukturë moderne, për rroga dhe pensione të larta, për një zhvillim të fuqishëm”, tha Berisha.
Duke sjellë në vëmendje investimet e bëra 4 vite që shkuan, Berisha premtoi se mandatin e ardhshëm do të hapen 250 mijë vende të reja pune dhe do të vijojë politika e rritjes e pagave dhe pensioneve.

“Shqipëria është ndër të vetmet vende që pati rritje ekonomike. Në 4 vitet që do të vijnë do të hapim 250 mijë vende të reja pune”, tha Berisha.

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.