Balla: Fëmijët e kryeministrit kanë të ardhura 1, 34 mld lekë, shqiptarët varfërohen

Postuar në 22 Dhjetor, 2012 03:20

Deputeti i PS, Taulant Balla, ka vijuar edhe sot denoncimet në lidhje me pasurinë e familjes së kryeministrit Sali Berisha.
Përmes një konference për shtyp, deputeti i PS bëri me dije se fëmijët e kryeministrit janë pasuruar në mënyrë marramendëse, duke e shtuar pasurinë me 1.34 miliardë lekë. Më tej ai i bëri thirrje kryeministrit që të heqë dorë nga kërcënimi që po i bën familjes së tij.

“Vajza e kryeministrit, Argita Berisha ka 600 milionë lekë të ardhura në një vit, ndërsa depozita e djalit të kryeministrit në një vit 310 mln lekë. Të dy së bashku djali dhe vajza e Berishës kanë 1.34 mld lekë të ardhura në vit. Berisha më ka kërcënuar mua dhe familjen time dhe unë i bëj thirrje të heqë dorë nga kërcënimet ndaj meje dhe të deklarojë se nga kanë ardhur këto të ardhura”, theksoi Balla.
Sipas Ballës, pasurimi i skajshëm i fëmijëve të kryeministrit në këtë kohë krize përkon me varfërimin e përditshëm të shqiptarëve të thjeshtë.
21 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)

Shqip

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.