Athinë, sulmohet me armë zyra e Samaras

Postuar në 14 Janar, 2013 03:20

 

ATHINE- Sulm me arme selise se kryeministrit grek Samaras, kreu i Demokracisë së Re (ND). Ngjarja ka ndodhur rreth ores 03.00, në bulevardin Singru 350, ne Greqi, kohe kur u dëgjuan të shtëna armësh pranë zyrave qendrore të Demokracisë së Re.

Policët që mbërritën në vengjarje gjetën nëntë gëzhoja kallashnikovi në trotuarin e bulevardit. Kanë filluar me njëherë investigimet për të gjetur se çfarë kishte ndodhur, gjë që u vërtetua në orët e para të mëngjesit, kur u hapën dyert e godinës së Demokracisë së Re.

Siç bëri të ditur ND, në zyrën e kryetarit të partisë dhe njëherazi kryeministër, Antonis Samaras, u gjet një plumb, që kishte përshkuar xhamin e dritares, kishte goditur në tavan dhe përfundimisht ishte ngulur në dysheme. Predha u muar bashkë me gëzhojat nga ekspertët e shërbimit kriminalistik dhe u dërguan  në laboratorët e policisë për ekzaminimet balistike dhe të tjera.

Ndërkohë, në zonën Neo Faliro u gjet një autoveturë e djegur, që vlerësohet se kishte lidhje me sulmin.

Sipas agjencisë AMNA, hetimet për çështjen po kryhen nga shërbimi antiterror, që po përpiqet të gjejë dëshmitarë dhe informata lidhur me autorët e sulmit, ndërsa po vazhdon investigimi dhe në ambiente të tjera të zyrav e të ND, me qëllim që të lokalizohen plumba të tjerë, veç atij që u gjet në zyrën e kryeministrit.

Për sulmin u informua kryeministri Samaras, ndërsa drejtues të partisë bënë një mbledhje urgjente për të shqyrtuar situatën.

Zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikoglu, apeloi ndaj gjithë politikës greke që të marrë përgjegjësitë e veta, pas sulmit kundër selisë së ND. “Nuk ka dhunë të mirë dhe dhunë të keqe. Dhuna është një, dhe duhet të flaket nga shoqëria jonë”, theksoi zëdhënësi duke folur për televizionin Mega Channel, ndërsa foli për “një përpjekje për të terrorizuar shoqërinë” dhe për “sulme që kanë në shenjestër demokracinë”.

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.