Anulohet Samiti i Ohrit

Postuar në 29 Maj, 2013 16:02

Presidenti i Maqedonisë, Xhorxh Ivanov bëri të ditur anulimin e mbajtjes së samitit të shefave të shteteve dhe qeverive të rajonit në Ohër.

Në takimin e nivelit të lartë që ishte në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore (SEECP), nuk ishte ftuar Kosova dhe presidentja Atifete Jahjaga. Anashkalimi i Kosovës bëri që të anulohet pjesëmarrja edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ivanov në konferencën për shtyp theksoi se, vendimi për anulimin e këtij samiti u bë në përputhje me interesat shtetërore dhe dinjitetin e Maqedonisë dhe se sipas tij, ai ka vepruar në përputhje të plotë me dokumentet bazë dhe rregullat si kryesues me Procesin e Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore (SEECP).

“Paragjykimet dhe komplekset e vjetra ballkanike sërish u gjallëruan në prag të Samitit. Nuk do të lejojë që në kurriz të Maqedonisë të shkelen paragjykimet e vjetra ballkanike”, deklaroi Ivanov.

Kroacia dhe Bullgaria bojkotuan

Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviç, anuloi pjesëmarrjen e tij në samitin e Ohrit, me arsyetimin se, “synimi i takimeve rajonale është bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithëve nga rajoni në këtë bashkëpunim”. “Kroacia mbetet e përkushtuar ndaj politikës së bashkëpunimit rajonal, solidarizimit dhe mbështetjen e plotë për t gjitha vendet e rajonit dhe proceseve të tyre për të përparuar drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në shpjegimin e presidencës kroate. Pas kësaj mediet raportuan  se edhe Bullgaria ka vendosur që ta bojkotojë këtë Samit. 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.