Alarmohet Komisioni i Helsinkit në SHBA: Standartet e zgjedhjeve kanë nisur të bien

Postuar në 29 Prill, 2013 08:26

 

Tiranë-Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, i njohur ndryshe si Komisioni amerikan i Helsinkit, do të mbaj më 6 maj, një seancë dëgjimore të posaçme për Shqipërinë, për të diskutuar për zgjedhjet.  Komisioni, organizon këtë seancë të posaçme në prag të zgjedhjeve, nisur nga shqetësimi se progresi është poshtë pritshmërive.

“Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve. Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 Në seancën dëgjimore do flasin Philip Reeker, zëvendës/asistent Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike; Gilbert Galanxhi, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës” dhe Besa Shahini, analiste pranë Iniciativës për Stabilitetin Europian.

Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë është një agjenci amerikane që monitoron progresin në implementimin e parashikimeve të Marrëveshjes së Helsinkit në vitin 1975.Tiranë-Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, i njohur ndryshe si Komisioni amerikan i Helsinkit, do të mbaj më 6 maj, një seancë dëgjimore të posaçme për Shqipërinë, për të diskutuar për zgjedhjet.  Komisioni, organizon këtë seancë të posaçme në prag të zgjedhjeve, nisur nga shqetësimi se progresi është poshtë pritshmërive.

“Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve. Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

 Në seancën dëgjimore do flasin Philip Reeker, zëvendës/asistent Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike; Gilbert Galanxhi, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës” dhe Besa Shahini, analiste pranë Iniciativës për Stabilitetin Europian.

Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë është një agjenci amerikane që monitoron progresin në implementimin e parashikimeve të Marrëveshjes së Helsinkit në vitin 1975.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.