Akuza për afera korruptive, AK kërkon arrestimin e drejtorit të Qytetit Studenti

Postuar në 12 Janar, 2013 06:01

 

Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar paraditen e të shtunës një protestë në Qytetin Studenti për të denoncuar aferat korruptive të Drejtorit të Qytetit Studenti. Të rinjtë kuqezi kanë kërkuar nisjen e hetimeve nga Prokuroria dhe arrestimin e drejtorit të Qytetit Studentit, Bujar Brovina, që sipas tyre ka përfituar miliona dollarë në rrugë antiligjore dhe i ka ndarë me njerëz të afërt me kryeministrin Sali Berisha.

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta2/styl...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

“Ne jemi sot këtu për të kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme hetimin dhe arrestimin e Drejtorit të Qytetit Studenti, i cili është përfshirë në aferën korruptive të 3 milionë dollarëve, si dhe për cilësinë e dobët të jetesës së studentëve shqiptarë në Qytetin Studenti. Aleanca Kuq e Zi deklaron se të gjitha denoncimet që ajo kryen për aferat korruptive të pushtetarëve të Sali Berishës nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk vepron, pas 23 qershorit, qeverisja kuqezi do të ndëshkojë pa dallim të gjithë ata zyrtarë që kanë përlyer duart në paratë e korrupsionit dhe mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë dhe studentëve”, deklaroi Lapaj.

Megjithëse të pajisur me leje nga organet e ruajtjes së rendit, studentët kuqezi në protestë janë shpërndarë me forcë nga uniformat blu gjatë marshimit të tyre drejtë zyrës së Drejtorit të Qytetit Studenti.

Në tetor të vitit të kaluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport për Qytetin Studenti, konstatoi parregullsi dhe keqpërdorime të fondeve, që shkojnë afërsisht në 3 milionë dollarë. KLSH çoi për ndjekje penale Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë dhe dy anëtarë të tij, por jo drejtorin Bujar Brovina, që ka urdhëruar veprimet.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.