3 ditë përpara zgjedhjeve, fushata presidenciale në SHBA përqëndrohet tek ekonomia

Postuar në 03 Nëntor, 2012 04:08

 

Kandidati republikan për president Mitt Romney po merr shkas nga rritja prej 0.1 për qind e papunësisë për të kritikuar rivalin e tij, Presidentin Barack Obama, ndërsa kandidatët po bëjnë fushatë në ditët e fundit para zgjedhjeve të së martës.

Ish-guvernatori i Massachusettsit e quajti shifrën prej 7.9 për qind të papunësisë për tetorin si një "kujtesë për frenimin e ekonomisë". Ai vuri në pah se kjo shifër është më e lartë sesa ajo 7.8 për qind e janarit 2009 kur presidenti Obama mori detyrën.

Që nga Lufta e Dytë Botërore, asnjë President amerikan nuk është rizgjedhur nëse papunësia ka qenë më e lartë se 7.4 për qind.

Por Presidenti Obama e vuri theksin tek ana pozitive e shifrave të papunësisë, duke u thënë përkrahësve në Ohajo se raporti tregonte se numri i vendeve të punës është rritur në tetor.  Albanian Screen  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.